Duke iu përgjigjur Kryeministrit Edi Rama se deklaratat e Presidentit bëhen nga frika e shpërbërjes së partisë së themeluar prej tij LSI-së, Ilir Meta ka thënë në konferenca del për t’u shërbyer qytetarëve.
Në këtë aspekt, Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë LSI-në nëse kjo parti promovon personat me precedent penal, përfshihet në vjedhje votash etj.
“Presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët për të votuar pa frikë. Nëse ish-partia që kam themeluar unë dhe që drejtohet nga zonja Monika, përfaqëson oligarkinë, ta votojnë gjithë shqiptarët kundër, në qoftë se promovon banditë e të inkriminuar, ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut. Të ngelet pa asnjë votë. Nëse përpiqet të blejë votra e të bëjnë marrëzira të tjera, të gjithë ta votojnë kundër. Ja këtë bën Presidenti. Nuk janë dele shqiptarët. Që të bëhemi Kore e Veriut, tani ka përfunduar kjo histori. S’mund të dali as Serbia, as Mali i Zi askush tjetër përpara Shqipërisë në integrimin europian”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.
/a.r
po femijet e banditeve apo ata squhen,jane nje brez me larg