Një ditë pasi foli për mafia ndërkombëtare dhe diplomatë të korruptuar, Ilir Meta ka refuzuar të përgjigjet për deklaratat e tij në adresë të SHBA dhe më gjerë.
I pyetur sot nga gazetarët për nderimin që SHBA i bëri Ardian Dvoranit, presidenti devijoi duke u shprehur se kreun e KED e nderoi Edi Rama.
“Këto janë si fletët e lavdërimit që jepte Partia e Punës. Kështu janë ato fletet e lavdërimit të Ramës. Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Asnjëherë unë nuk mashtroj dhe nuk bëj foto si gruaja e Bilalit” – tha Ilir Meta ditën e sotme.
Sa i përket mafias ndërkombëtare që ka përmendur, Presidenti u shmang sërish të përgjigjej. Ai tha: Ua kam thënë me kohë, pasqyrojeni të vërtetën.
/a.r