Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kreut të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën.
Nuha është emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2020.
Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani është shprehur se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, deklaroi ai.
Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie. Ndërkohë, deri me tani raportohet se në pranga në këtë operacion ka përfunduar Agim Nuha, që është drejtor i autorizimit të pagesave. Derisa pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë.
Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës.
g.kosovari