Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e la të hapur mundësinë e futjes në listë edhe të disa prej deputetëve nga opozita parlamentare vjen një zhvillim surprizues.
Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se Reme Lala aktualisht deputete e PDIU-s i është bashkuar skuadrës garuese të 25 Prillit nën logon e socialistëve.
“Reme Lala do të jetë në listën e deputetëve të Tiranës. Ky është një vendim tashmë i marrë” theksoi i njëjti burim.
Nga brenda PS, Top Channel ka mësuar se disa ditë më parë Reme Lala ka marrë pjesë në një takim organizativ, ku ishin pjesëmarrës të gjithë kandidatët e PS për qarkun Tiranë.
Ky është një zhvillim surprizues që vjen nga kampi i majtë, në një kohë kur Reme Lala u zgjodh deputete në qarkun e Dibrës.
Sakaq janë të paktën edhe 5 deputetë të opozitës parlamentare të cilët do të garojnë nën siglën e PS më 25 Prill.
g.kosovari