Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure me një qendër shëndetësore në lagjen nr. 14 në Kashar.
Ai ka publikuar një video të investimit të bërë në këtë qendër shëndetësore dhe thotë se kjo u ka siguruar shërbim shëndetësor cilësor për banorët e kësaj zone.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me një tjetër qendër shëndetësore me standardet më të mira që i shtohet Kryeqytetit, duke siguruar kujdes shëndetësor cilësor për banorët e lagjes 14 në Kashar, me një shërbim të ri afër vendbanimit, ju uroj një ditë të mbarë🙏“, shkruan Rama.
Ndërsa një prej mjekëve shprehet se kjo qendër ka kushte e hapësira të reja për pacientët si dhe mjete e pajisje të reja për personelin shëndetësor.
“Është një qendër e re, qoftë në hapësira të reja dhe kushte, mjete e pajisje dhe çdo gjë e re. Kuptohet që është akses shumë i mirë për të gjithë banorët e kësaj zone” – tha një prej mjekëve.
g.kosovari