Një rrëshqitje dheu nxori të paktën 200 arkivole në det pas shembjes së varrezave në Camogli (Genova).
Ekipi i zjarrfikësve nxitoi në vendngjarje, po ashtu edhe një helikopter dhe disa ekipe zhytësish.
Aktualisht, rimëkëmbja e arkivoleve konsiderohet e komplikuar sipas shpëtimtarëve pasi shumë prej tyre kanë mbetur në shkëmbinj.
Sipas mediave italiane, rreth dyqind arkivole dolën nga rrëshqitja e dheut në varrezat e Camoglit: pjesa më e madhe përfundoi në det pas shembjes së një pjese të varrezave, të vendosura në vijën bregdetare të vendpushimit turistik, 50 metra mbi nivelin e detit .
Shembja besohet se është shkaktuar nga erozioni i shkëmbit poshtë zonës së varrezave.
Këshilltari për Punë Publike i komunës së Camogli (Genova), Tino Revello, shpjegoi se zona ishte nën vëzhgim për disa kohë dhe se po punohej për konsolidimin e shkëmbit shkëmbor nën varreza.
/a.r
Mama mia