Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë shumë të larta në Mesdhe. Ankaraja ka lëshuar akuza ndaj Athinës për “ngacmim” të një anije të saj që ndodhet në ujërat e detit Egje.
Sipas mediave turke duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, 4 avionë luftarakë F-16 të Greqisë fluturuan mbi anijen “Cesme”, e cila në ditët e fundit ndodhet në një zonë në Detin Egje ku ushtria turke do të zhvillojë stërvitje ushtarake.
Sipas mediave, avionët turq ndoqën kundërshtarët e tyre grekë dhe ngjarja u pasua nga një përplasje mes tyre.
“Fatkeqësisht është një prej ngacmimeve të shpeshta që bën Greqia. Ne kemi rregullat tona dhe do të përgjigjemi në mënyrë të qartë në kontekstin e këtyre ligjeve”.
Ndërkohë ka reaguar edhe Ministria greke e Mbrojtjes e cila ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë aktivitetet të Forcave Ajrore në zonën ku ndodhej “Cesme”. Sipas burimeve për Protothema-n nga kjo ministri, aktiviteti i forcave ajrore ndodhet disa milje larg kësaj zone dhe shtohet se avionët grekë nuk fluturuan mbi anijen.
Akuzat e Ankarasë ndaj Greqisë janë për rritje të tensioneve nga ana e këtyre të fundit. Autoritetet turke fajësojnë operacionet e nëndetëses greke mes Kretës dhe Peloponezit ndërkohë që pretendojnë se Athina përfshiu ishujt e delimituar në ushtrimet ushtarake.
Të hënën, Ankaraja shpalli stërvitjen ushtarake “Atdheu Blu” për një periudhë nga 25 Shkurti deri më 7 Mars. Atje përfshihen edhe zona të detit Egje dhe Mesdheut lindor.
/a.r