Ish kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu, ka analizuar situatën aktuale të pandemisë së koronavirusit në vend.
Lidhur me procesin e vaksinimit, Spahiu tha se Rama nuk ka faj, pasi duke qenë se është kohë fushate, nëse do mund t’i gjente vaksinat, do i kishte marrë edhe sikur t’i kushtonin mijëra euro, me paratë e oligarkëve.
Spahiu tha se Rama nuk ka faj që ne nuk kemi shumë vaksina, por duhen masa të reja dhe të zbatohen nga qytetarët.
Spahiu: Rama nuk ka faj për mungesën e vaksinave, sepse s’i siguron dot. Nëse do mund t’i siguronte ai do t’i blinte me lekët e oligarkëve, qindra mijëra lekë do t’i blinte, por nuk i siguron dot.
Ndaj them nuk ka faj në këtë. Puna është si të gjejmë disa masa efektive dhe t’i zbatojmë. A është ulja në orën 20:00 efektive?
Jo nuk është sepse deri në orën 20:00 ne jemi si në Stamboll, si në Shangai, ku restorantet janë plot dhe njerëzit shtyhen me bërryl. Kështu që mos i vini fajin Ramës.
g.kosovari