Presidenca i është përgjigjur zëvendës kryeministrit Erion Braçe, pas një postimi të tij për deklaratat e Presidentit të Republikës Ilir Meta sot në Vlorë për çështjen e 25 prillit dhe votën e emigrantëve.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i kërkon Braçes të heqë dorë nga mistrecllëqet dhe t’iu bëjë thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime. Sipas Blushit, referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID.
“Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije!
Boll më me këto marifete të dala boje!
Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!
Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!
Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!
Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!
Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!
Në pritje të reflektimit tënd Erion!”, shkruan Blushi.