Kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur nëse do të fillojë procedura për të marrë vakasina ruse dhe kineze e ka përjashtuar një mundësi të tillë. Ai ka thënë se të dyja vaksinat janë të suksesshme, por shton se nuk ka tentuar të nisë ndonjë procedurë për të marrë prej tyre, sakaq ka thënë se as s’i kemi në dispozicion që ti refuzojmë.
“E kam ndjekur këtë debat dhe dua të bëj një sqarim. Askush të mos mendojë se vaksina kineze apo ruse është në tezga që mjafton të shkosh dhe të paraqitesh e të paguash për ti marrë. Sështë kështu. Edhe ndonjë shtet që ka deklaruar marrëveshje ska marrë akoma gjë. Sasitë edhe për ato vaksina janë të kufizuara, numri i të vaksinuarbve në rusi në krahasim me popullsinë sështë një numër i atillë që të bëjë të besosh se sasitë në dispozicion janë të mëdha.
E dytë mbase është keqkuptuar apo keinterpretuar në ndonjë formë që ska gjenë adekuate ajo që kam thënë. Kam theksuar se ne skemi asnjë mundësi që të vëmë në diskutim integritetin dhe profesionailizmin e shkencëtarëve rus. Nga pikëpamja e vlerës së këtyre vaksinave skemi asnjë dyshi mdhe konstestim, por nga njëra anë janë vaksina të patestuara nga OBSH.
Kjo sdo të thotë se po u rrimë larg se janë të paaprovuara, duke qenë të lijëzuar me Be kemi ndonjë precedencë apo prioritet në rradhën shumë të gjatë dhe për ato vaksina. Unë skam ndryshuar ,mendje dhe arsyeja është në ato që thashë. Sështë çështje gjeopolitike në atë që thashë, në të gjithë planetin bëhet një luftë politike, në rang global dhe brenda për brenda vendit. Është një luftë sepse ska sasi dhe sigurisht pas këtyre është dhe një luftë që varet nga niveli i marrëdhënieve dhe nga raportet personale., Duket çdu i por varet dhe nga raportet personale.
Nuk i kemi këto vaksina në dispozicion dhe ne po i refuzojmë. Skemi hedhur dhe sdo hedhim hapa formal në drejtim të këtyre 2 drejtimeve sepse jemi të vetëdijshëm se janë hapa që sna çojnë në rezultat.
Fatalite që Maqedonia kthen sytë nga kina dhe rusia në mungesë të dozave. Të jeni të sigurt për të gjitha lëvizjet e mundshme për të siguruar vaksina. Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shohim Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara, Arabnë Saudite, dhe të gjitha të dhënat në lidhje me efektet e saj janë shumë pozitive. Fjalët që thuhen për vaksinën ruse, janë fjalë fjalë që bëjën vlerësim pozitiv”, tha Rama.