Një shqiptar nga Malësia e Madhe është arrestuar nga autoritetet e Malit të Zi.
Ai është 26-vjeçari Muamer Bercaj, i cili tentoi të kalojë kufirin me 40 kilogramë drogë.
Policia e Malit të Zi thotë se i riu është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit të lëndës narkotike ai është ndaluar nga policia.
26-vjeçari ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët arritën të largoheshin brenda territorit shqiptar.
/a.r