Vaksinën e parë e morën dje edhe veteranë, aktorë, por dhe mjekë të fashës moshore mbi 80 vjeç.
Dozat e para iu dhanë ishPresidentit Alfred Moisiu, ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi, por dhe aktorëve të njohur si Margarita Xhepa e Tinka Kurti, regjisorëve Dhimitër Anagnosti dhe Pirro Milkani apo dhe mjekëve në pension Besim Elezi, Fedhon Meksi dhe Pëllumb Karagjozi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përveç personaliteteve të njohura publike, vaksinën e kanë marrë dje në total rreth 80 pensionistë të kësaj grupmoshe.
Njëri prej tyre, 95-vjeç, tha për “News24” se është veteran lufte dhe se mjekja në qendrën e tij shëndetësore në njësinë ku banon i kishte lënë një orar për të marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer”. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se të gjithë ata që janë vaksinuar sot në “Air Albania” i përkasin fashës 80 plus.
g.kosovari