Detaje nga atentati të dështuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj 30-vjeçarit Taulant Pepaj, i cili rezulton person me precedent penal. Ai u qëllua me armë zjarri teksa qarkullonte me makinë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, gjatë mesditës së sotme.
Autorët po lëviznin me makinë, në momentin kur hapën zjarr.
Pepaj rezulton se është arrestuar në vitin 2017 në qytetin e Shkodrës, pasi po në atë vit, në lagjen “Bahçallëk” kishte plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar me inicialet R. Th.
Nuk dihen rrethana sesi Pepaj ka arritur të fitojë lirinë pas arrestimit për “plagosje të rëndë me dashje”. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia.
Njoftim paraprak nga Policia:
Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.
/a.r