Izraeli ka nisur rihapjen e ekonomisë pasi procesi i vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta, pasi mbi 50% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19.
Nga sot, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë do të jenë të hapura, por distanca mes qytetarëve dhe maskat do të jetë e detyruar që të mbahet në çdo ambient. Pas lehtësimit të masave, qytetarët tani mund të lëvizin lirshëm në vende turistike dhe në kopshte zoologjike.
Po ashtu hapur do të qëndrojnë dhe hotelet, palestrat, dhe vendet fetare. Qytetarët tashmë mund të ndjekin dhe koncerte apo ngjarje sportive, por mund të mbushen vetëm në 75% të kapacitetit të tyre.
Pavarësisht nga lehtësimi i kufizimeve, aeroporti i Izraelit do të mbetet i mbyllur për dy javë të tjera. Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ka bërë me dije se tashmë do të rinis jeta normale
Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Më shumë se 50% e njerëzve kanë marrë të paktën një dozë.
Tashmë qytetarët e vaksinuar në Izrael do të marrin një “pasaportë të gjelbër”, që do t’u mundësojë atyre të vijojnë jetën normalisht dhe pa asnjë kufizim. “Pasaporta e gjelbër” lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të jetë e vlefshme për gjashtë muaj, një javë pas dozës së dytë.
/a.r