Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot personalisht ambientet e stadiumit “Air Albania” ku po vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç.
Rama u shpreh se bëhet fjalë për një numë simbol, diçka mbi 20 persona, që marrin sot dozën e parë të vaksinës antiCovid.
Ndërkohë, i ashpër u tregua me kritikët , por edhe presidentin Ilir Meta.
“Më vjen shumë keq për shkulmën e padrejtë të disa pseudo-personaliteteve që kanë akses në ekrane që në mënyrë çnjerëzore përhapin tym.
Ata që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e +80 vjeçarëve. Ky vaksinim nis me një numër simbol njerëzish që i kanë dhënë shumë këtij vendi.
Nuk ka nevojë kur të ndahen nga jeta t’i mbajmë fjalimet e t’u japim dekorata siç është bërë një akt qesharak nga ana e Presidentit të Republikës. Ndërkohë po të shohim njerëzit që po vaksinohen sot, janë shumë të njohur por edhe të panjohur që vijnë nga fushat e ndryshme të jetës” – tha Edi Rama.
Kujtojmë se sot vaksinohen Alfres Moisiu, Aleksandër Meksi, Sherif Merdani, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, çifti Dhimitër dhe Roza Anagnosti etj.
/JavaNews/a.r