Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të mbante një fjalim mbi atë se çfarë nuk shkon me këtë qeveri, për sytë e shumëkujt do të ishte i gatshëm që të merrte drejtimin e PD-së.
Kreu i qeverisë tha se është i vetëdijshëm se çfarë nuk shkon.
“Nëse do të mbaja një fjalim se për çfarë nuk shkon, për sytë e shumëkujt do të isha i gatshëm që të merrja drejtimin e PD-së. Realisht, do të dukesha demokrati më viligjent. Sepse jam i vetëdijshëm për ça nuk shkon. Nëse do të hyja në një garë për të fituar kupën e të pakënaqur nga qeveria, do të pretendoja për kupën. Nuk jam i kënaqur nga punët e qeverisë. Kam hyrë në borxh me familjen, sidomos me atë të voglin. I kuptoj shumë mirë njerëzit e pakënaqur, pavarësisht se çfarë thonë. E ndaj me këta. Sfida është se pse jeni të pakënaqur.”, tha Rama.
Rama tha se mandati i tretë nuk është qëllim në vetëvete, por një mjet.
“Mandati i tretë nuk është qëllim në vetëvete, por një mjet. Qëllimet janë të qarta, dihen. Njerëzit duhet t’i bëjnë vetes pyetjen se; Kush mund t’i realizojë?! Unë besoj se unë nuk hyjë tek ata që i lë në mes punët dhe betejat. Këtu ka disa beteja që nuk janë fituar ende. Unë nuk mendoj se të tjerët mund t’i fitojnë. Jam i bindur se nuk i fitojnë dot. Që nga beteja për të futur në shtëpi ata që janë në pritje. Jam i bindur se historia e tyre do të kthehej në një kalvar. Ne i kemi vënë në vijë dhe do e çojmë deri në fund. Nuk është një betejë mekanike dhe se nuk ka rëndësi se kush qeveris, dhe shtëpitë do të ndërtohen. Po do të ndërtohen, por kur dhe si. Është dhe kjo beteja për vaksinimin, e cila është e lidhur me aftësitë e qeverisë dhe me aftësinë e lidershipit të vendit për të garantuar vaksinat. Kush do ta fitojë këtë?! Kush?! Pastaj janë dhe projektet që kemi diskutuar dhe sot folëm që duhen çuar deri në fund.”, theksoi ai.