Nëse jeni infektuar me COVID-19, simptomat e infektimit mund të vazhdojnë të shfaqen deri në 9 muaj pas infektimit, është bërë publike në revistën mjekësore JAMA Network Open.
Në studimin e bërë publik dje është zbuluar se deri në 30% të njerëzve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pas infektimit.
Në studim u përfshinë 234 qytetarë por vetëm 177 individë kishin kaluar Covid-19 dhe zbuluan se rreth 30% e tyre kishin ende simptoma edhe pas 9 muajsh.
Nga 177 pacientë, 150 (84.7%) kishin shfaqur simptoma të lehta dhe nuk ishin shtruar kurrë në spital, 16 persona kishin shfaqur simptoma të moderuara prandaj u trajtuan në spital dhe 11 (6.2%) ishin asimptomatike. 23 nga 177 vuanin nga hipertensioni. Midis pjesëmarrësve me COVID-19, simptomat e vazhdueshme u raportuan nga 17 nga 64 pacientë (26.6%) të moshës 18 deri 39 vjeç, 25 nga 83 pacientë (30.1%) të moshës 40 deri 64 vjeç dhe 13 nga 30 pacientë (43.3%) të moshës 65 vjeç e lart. Simptomat më të zakonshme ishin lodhja e raportuar te 24 pacientë dhe humbja e shijes ose nuhatjes te 24 pacientë të tjerë, ndërkohë që kishin kollë, probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje të muskujve. Shumica e tyre deklaruan se kishin të paktën efekte në një aktivitet të jetës.
Më shumë se 80% e personave të shtruar në spital gjithashtu raportuan se kishin ende kollë dhe më shumë se 80% e tyre raportuan se kishin ethe deri në 9 muaj pas diagnozës.
Ndërsa studiuesit vunë në dukje se numri i vogël i personave të marrë në studim ishte një kufizim për përfundimet e tyre. Një pengesë gjithashtu mund të jetë fakti se është vetëm në një vend dhe mund të ketë paragjykim nga simptomat e vetë-raportuara dhe ndjekjen e tyre.
g.kosovari