Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një video në “Facebook”, nga deklarata e tij e bërë ditën e sotme nga presidencë, ku vijon të sfidojë kryeministrin Edi Rama për Vlorën.
Meta shprehet se Vlorën e ka në zemër dhe do ta ketë, si çdo shqiptar i ndershëm, kurse të tjerë, referuar këtu Ramës, ai tha se e do për ta futur në xhep.
“Unë Vlorën🇦🇱 E KAM NË ❤️ dhe do ta kem në ❤️, siç e ka çdo shqiptar🇦🇱 i ndershëm. “Zotërinjtë” e tjerë e duan Vlorën🇦🇱 për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora🇦🇱“, thotë Meta.
g.kosovari