Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer-BioNTech ka dhënë një lajm të mirë, pasi tashmë dozat e vaksinës së tyre kundër COVID mund të ruhet edhe në temperatura më të ngrohta.
Pfizer njofton se nga të dhënat e reja, rezulton se vaksina mund të qëndrojë edhe në mjedise me temperatura mes -25 dhe -15 gradë celsius për dy javë.
Aktualisht, etiketa për vaksinën Pfizer-BioNTech thotë se ajo duhet të ruhet në temperaturën midis minus 80 gradë celsius deri në minus 60 gradë celsius, që zgjat deri në gjashtë muaj, ose mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes (2 gradë celsius deri në 8) për deri në pesë ditë, para se të përzihet me një tretës të kripur.
“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me FDA dhe CDC ndërsa punojmë për të siguruar që vaksina të transportohet dhe ruhet në kushte gjithnjë e më fleksibël. Nëse miratohet, ky opsion i ri i ruajtjes do t’u ofronte farmacive dhe qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh në mënyrën se si ata menaxhojnë furnizimin e tyre të vaksinave”, ka deklaruar CEO i Pfizer Albert Bourla./a.p