Mjekët e “Spallanzani”-t në Romë i kanë dhënë notë pozitive vaksinës ruse Sputnik V, pas kërkimeve në institutin e epidemiologjise dhe mikrobiologjisë ‘Gamaleya’.
Sipas ekipit, ‘të dhënat e disponueshme tregojnë për një profil të shkëlqyer të sigurisë për injektimin rus dhe të dhenat e efikasitetit klinik në drejtim të mbrojtjes nga sëmundja Covid. Sipas kërkimit, vaksinat ruse kanë efektivitet dhe janë provuar të jenë hemogjene në të gjitha grupmoshat.
Ndaj, rezultati i dalë nga kërkimi është pozitiv krahasuar me Pfizer dhe Moderna. Sipas “Spallazani” efektiviteti i vaksinës ruse është vlerësuar me 91.6% dhe konsiderohet të jetë më i lartë se ai i AstraZeneca.
Për këtë arsye Spallanzani “beson se Sputnik V mund të luajë një rol të rëndësishëm në programet e vaksinimit kundër Sars-Cov-2”.
/JavaNews/a.r