Kryeministri Edi Rama ishte në Karavasta bashkë me numrin 2 të qeverisë Erion Braçe dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ku pa nga afër përgatitjet për kantierin e parkut voltaik.
“Karavasta, Divjakë – Aty ku ka zbritur në terren kompania franceze Voltalia, për grumbullimin e të gjitha të dhënave të domosdoshme të fazës përgatitore të kantierit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh i prodhimit të energjisë diellore në rajonin tonë; ka mbaruar gjithashtu edhe masterplani i zhvillimit turistik të Divjakës, ku Mandati i Tretë do të jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë pjesë të vijës bregdetare që ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe ekologjik”, thotë Rama.
“Zoti kryeministër, zonja minister. Përshëndetje. Si drejtor iprojektit jam shumë I lumtur të ju mirëpres këtu në këto toka. Do të prodhojmë energji elektrike me çmim konkurrues që është padyshim energjia elektrike më e e lirë në Shqipëril.
Falenderoj kryeministrin për praninë e tij këtu ndërkohë që partnerët lokalë janë në terren. Falenderimet shkojnë për ministren dhe ekipet e saj. Unë nuk flas shqip mirë. Nëse jeni dakord do të vazhdoj në frëngjisht”, tha ai në gjuhën shqipe.
Ndërsa Rama ia ktheu me batutë: “Nga shqipja jote kuptova se përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh”.
/a.r