Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili më herët gjatë kësaj të premteje tha se emigrimin është një fenomen i cili nuk mund të ndalet dhe se nuk është një fenomen shqiptar, por i të gjitha vendeve që kanë dalë nga komunizmi.
“Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin. Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetëm ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin”.
Basha thotë se Partia Demokratike e ka një një mënyrë përparandalimin e emigracionit.
“Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve. Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe. Shqipëria do të fitojë!”.
/a.r