Kryeministri Edi Rama ka ironizuar spotin e Partisë Demokratike të shfaqur një ditë më parë, të cilën ekipi i PD-së e ka promovuar si shembull dhe rast susksesi për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Paç fatin e Liljanës”- shkruan Rama përkrahë videos së Liljanës Ramasaçit e cila në të vërtetë është larguar nga sistemi i shëndetësisë në Tetor të vitit të shkuar dhe ka hapur një depo farmaceutike. Sipas Ramës, PD ka zgjedhur pikërisht Liljanën për të sqaruar programin për shëndetësinë nëpërmjet së cilës dëshmon dhe një herë se po e kërkon pushtetin për pasurimin e Partisë Demokratike dhe anëtarëve të saj.
/a.r
View this post on Instagram