Presidenti francez Emmanuel Macron iu ka bërë thirrje Evropës dhe SHBA-së. të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave anti-Covid në vendet në zhvillim.
Sipas BBC, Macron ka thënë se dështimi për të ndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të ngurtësonte pabarazinë globale.
Deri më tani, pjesa më e madhe e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta. Presidenti francez propozoi planin e tij përpara samitit virtual të G7 të liderëve botërorë që mbahet këtë të premte.
“Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, apo miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që kemi,” -ka thënë Macron.
Si do të ndahen vaksinat Covid me vendet e varfëra?
Shtëpia e Bardhë kanë thënë se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të njoftojë për ndarjen prej 4 miliard $ (2.8 miliardë bn) në financimin e një skeme globale të ndarjes së vaksinave, e njohur si Covax.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i cili do të drejtojë takimin pritet të jap doza të tepërta për Covax.
Deri më tani, të paktën 110 milion njerëz janë infektuar me virusin në të gjithë botën dhe më shumë se 2.4 milion kanë vdekur, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins .
g.kosovari