Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë e plagosje në një banesë në Laprakë. Një 27 vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku pas një konflikti në familje Petrit Avdillari 27 vjeç ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij Denis Ziu 29 vjeç.
Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.
Policia po punon për arrestimin e 27 vjeçarit.
g.kosovari