Makinës së sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha i është vënë flaka gjatë mbrëmjes së djeshme.
Burimet thanë se makina e Igli Kanit është lyer me lëndë djegëse dhe i është vënë flaka rreth orës 23:00, në Krujë.
Automjeti tip ‘BMW’ në pronësi të Kanit ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë, dhe ngjarja u konstatua nga nëna e tij.
Policia ka nisur hetimet dhe thotë se paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.
I kontaktuar nga mediat ai ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me askënd.
Nuk dihet nëse djegia e makinës është një mesazh për Kanin apo për gjyqtaren Hoxha, e cila ndodhet e prangosur. Vetëm pak ditë më parë ajo u nxorr nga qelia për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme SPAK.