Nëse do të shkohej në kutitë e votimit sot, shqiptarët do t’i jepnin Partisë Socialiste një mandat të tretë. Mazhoranca aktuale do të dilte forcë e parë politike. Në sondazhin e Piepoli në Report Tv, 47-51% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të votonin PS-në nëse do thirreshin sot për të votuar.
Ndërkohë që Partia Demokratike vijon të ketë një rritje, krahasuar me sondazhet e kaluara që ka bërë Instituti i Piepolit, duke marrë sot 33-37% të votave.
Megjithatë, në krahasim me rezultatin e 2017, PD dhe PS kanë rritje, ndërsa LSI ka një rënie drastike të elektoratit të saj. njëjtat kuota vijojnë të kenë edhe PDIU dhe Lëvizja për Ndryshim, respektikivish me 2-4% dhe 1-3%.