Kryeministri Edi Rama ka patur një takim këtë të enjte me një përfaqësi italianësh që kanë vendosur të jetojnë në Vlorë.
Por e veçanta e këtij takimi ishte se bëhej fjalë për një grup prej 30 personash që përveç se kanë marrë vendimin të qëndrojnë në Shqipëri, kanë kërkuar që të bëhen anëtarë të Partisë Socialiste.
E si të tillë, kreu i qeverisë Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, foli përpara tyre si lideri i partisë.
“Unë kam sot detyrën të përgjigjem jo vetëm si kryeministër dhe deputet i Vlorës, por edhe si lideri i partisë suaj, që iu flet anëtarëve të vet dhe në partinë tonë, parimi që nuk është gjithmonë respektuar në lartësinë e duhur është që kryetari është i pari ndër të barabartët. Nëse ndonjëherë unë bie në mëkat i të mos qenit mishërim i këtij parimi kërkoj ndjesë që më përpara dhe shpresoj që do të kem mirëkuptimin tuaj”.
“Të moshuar që rrinë këtu dhe rinohen larg nga rrëmuja italiane por sidoqoftë duke qenë në një vend, ku rrëmujat nuk mungojnë. Kur Damiani më tha që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS, madje arritëm tek kjo se më përpara ishin vetëm shqiptarët që donin të integroheshin në parti jashtë vendit. Jam i sigurt që do të ketë edhe nga ata që do të arrijnë edhe në parlament një ditë, por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju këtu të mos keni të drejtën e votës. Ende nuk e keni se jam i sigurt për ata që do të qëndrojnë këtu më gjatë do të vijë koha që të marrin shtetësinë”.
/a.r