50 familjeve të pallatit 1070 në lagjen Pavarësia në Vlorë ndjehen të rrezikuar nga dëmet e shumta që godina ka në mure, tarracë dhe fasadë.
Banorët shprehen se janë depozitat e ujit mbi tarracë që po i cojnë drejt degradimit strehat e tyre, ndërsa i apelojnë bashkisë për riparimin e objektit.
“Kam mbi 25 vjet. Kemi ankesë për bolierë. Muri mbajtës është gati në të rënë. Borët janë të gatshëm të investojnë. Ka rënë tërmeti vjet dhe hyrja ka pësuar tronditje. Janë mbi 50 boliera. Të gjithë rrjedhin. Të rinj këtu nuk ka. Të moshuarit nuk hipin në tarracë. Jemi ankuar”, tha një banor.
“Nuk kamë lënë vend pa shkuar. Asnjë lloj mbështetje nuk kemi. Pallati ka mbi 50 vite. Po shembet. Shiko si është çarë. Bolierët. Banorët janë larguar dhe nuk ju intereso se ju rrjedh bolieri se jo. Shikoje si i është çarë. Të merren masa. Jemi të gjithë pensionistë”, tha një tjetër banore.
Pallati 5 katësh ka mbi 50 vite që është ndërtuar, ndërsa pësoi dëme edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019./a.p