Një 36-vjeçar nga Peqini, i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me dy vite burg për shfrytëzim prostitucioni, është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Blutë bëjnë me dije se ka rënë në pranga Roni Plaku, ndaj të cilit Gjykata e Lushnjës kishte dhënë pikërisht dy vite burg pasi u vërtetua akuza e prokurorisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Roni Plaku, 36 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, e ka dënuar me 2 vjet burg, – thuhet në njoftimin e policisë.
/a.r