Regjistrohen 7 rastet e para të personave të infektuar me mutacionin britanik në Malin e Zi. Analizat ishin dërguar nga Instituti i Shëndetit Publik në Berlin.
Ndërkohë që autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se deri në fund të muajit Shkurt pritet të vijnë 5 mijë deri në 15 mijë doz atë vaksinës ruse Sputnik.
Përveç vaksinave ruse, në muajin Mars Mali i Zi do të marrë dozat e para të vaksinës Pfizer si dhe 50 mijë doza nga prodhuesit kinezë Sinofarm.
/a.r