Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 249 raste pozitive me koronavirus, ndërsa janë kryer 2.868 testime.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.
/a.r