Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ishte i ftuari special në emisionin “House of Football”, i drejtuar nga Paolo Di Canio në kanalin televiziv “Fox Sport”.
Ish-futbollisti i kushtoi një seri të veçantë bashkëkombasit të tij, “Shqipëria e një epoke të re”, i cili shkroi historinë e futbollit Shqiptar me kualifikimin e Kuqezinjëve për herë të parë në një Europian. De Biasi rrëfeu se puna më e vështirë ishte gjatë 2 viteve të para në drejtimin e skuadrës.
“Puna e vërtetë u bë gjatë kësaj periudhe, duke filluar me grumbullimin e lojtarëve që luanin në vende të ndryshme. Sfida jonë ishte krijimi i një grupi. Kur mora drejtimin e skuadrës, disa lojtarë ishin pranë tërheqjes prandaj ekipi duhej rindëtuar. Shqipëria është një vend i veçantë, ku ka shumë dëshirë dhe shumë entuziazëm”.
Më pas De Biasi foli edhe për grupin e lojtarëve si dhe ndihmësin e tij, Tramezzani.
“Kam një grup të mirë lojtarësh, me disa prej tyre që kanë shumë cilësi dhe luajnë në nivele të larta. Nuk mund të përmend emra specifikë. Paolo Tramezzani? Ka bërë një punë fantastike. Ishte shumë i zoti në përzgjedhjen e lojtarëve. Sot duhet të punosh si skuadër për të arritur rezultate të shkëlqyera”.
Por si ia del De Biasi të kuptohet aq mirë me lojtarët?
“Fati im i mirë është se 60-70% e futbollistëvë flasin italisht, ose të paktën e kuptojnë atë. Fillimisht duhet të “ngacmosh” aspektin emocional dhe më pas atë taktik. Pjesa më e bukur është se lojtarët shqiptarë që nga filimi i projektit më ndiqnin me vëmendje sepse kishin shumë dëshirë për të mësuar. Kjo është diçka unike”.
Në fund, një batutë për mundësinë e shortimit me Italinë në “Euro 2016″.
“Do të përballemi me Italinë në kualifikueset e Botërorit. Mjafton me kaq. Nuk kam preferenca për shortin.”
Supersport