Rritja e rasteve të reja me COVID ditët e fundit ka bërë që të futen në skenë dhe spitalet rajonale. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manasti tha në Kuvend se sot do të hapen spitale t e para rajonale, ai i Shkodrës dhe i Durrësit.
“Roli i mjekut të familjes është kyç. Pandemia ka sjellë situatë shqetësuese mbi problematika t e shëndetit mendor. Çdo qytetar ka në dispozivion linjën e këshillimit falas. Janë mbështetur 2400 qytetarë.
Nuk e di se nga mund tu burojë frymëzimi disave për të ushqyer iuluzuionin se pandemia ka ikur, jo ska ikur është këtu. Do vazhdojmë të shtojmë testet dhe sdo të ndalemi në asnjë moment në objektivin tonë. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer.
Askujt sdo ti mungojë trajtimi në spitale. Kemi arritur mbi 500 të shtruar në spitale covid, rastet janë të rënda dhe te moshat e reja dhe kanë pësuar rritje kemi rritje të pacientëve në reanimacion.
Duke filluar nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale duke filluar me Shkodrën dhe Durrësin, më pas nëse do jetë nevoja do fillojmë me spitalet e tjera“, tha ajo.
g.kosovari