Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Duka ka uruar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për fitoren, ndërsa shprehet se rezultati zgjedhor në Kosovë duhet të frymëzojë ndryshimin e madh edhe në Shqipëri.
Postimi i kryetarit të PAA-së Agron Duka:
Deklaratë për Shtyp
Kryetari i PAA Duka: Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë duhet të frymëzojë ndryshimin e madh edhe në Shqipëri.
Urime Albinit dhe Vjollcës për fitoren!
Suksese në përgjegjësitë për një të ardhme më të mirë të popullit të Kosovës dhe në procesin e integrimit euro-atlantik.
Standartet e votimit dhe nxjerrja e rezultateve të para nga KQZ ne Kosovë – modeli që i mungon Shqipërisë për 30 vite.
g.kosovari