Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numërimit të votave nga KQZ-ja.
Ai ka thënë se ka një shpërputhje në rezultatet e Exit-poll’eve që janë publikuar, derisa thotë që AAK është tek 10 përqindëshi.
“Mirë është që të presim rezultatin, që të gjithë të ndihen të respektuar në këtë proces. U pa që exit poll-et kanë një shpërputhje. Ne jemi tek 10 %”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se partia e tij s’ka vija të kuqe për asnjë parti, as për Lëvizjen Vetëvendosje. “S’kemi vija të kuqe as për Vetëvendosjen e as për ndonjë subjekt politik”, ka thënë Haradinaj.
/a.r