Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në një intervistë se vaksinat kineze mund ta ndihmojnë Hungarinë të jetë para vendeve të tjera të BE-së në vaksinimin kundër COVID-19.
Sipas njoftimeve nga media amerikane ABC, Orban u shpreh që “shumë shpejt do të përdorim vaksina kineze dhe deri në festën e Pashkëve, mund të ofrojmë vaksina për të gjithë ata që janë regjistruar.”
Sipas Orbanit, popullsia e Hungarisë është afro 10 milionë dhe deri tani, rreth 2.5 milionë veta janë regjistruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
“Në krahasim me vendet e tjera europiane, deri në fund të majit Hungaria mund të vaksinojë 6.8 milionë veta, 3.5 milionë më shumë se vendet e tjera të BE-së në përpjesëtim me përmasat dhe popullsinë. Kjo, sipas meje, është një gjë shumë e madhe,” tha Orban.
Kjo është hera e 2-të që ai vlerëson vaksinat kineze. Më 9 shkurt, në Samitin e Liderëve Kinë-EQL, Orban vlerësoi përpjekjet e Kinës në studimin dhe prodhimin e vaksinave kundër COVID-19, duke thënë që ka marrë raportin nga instituti përkatës i Hungarisë se vaksinat kineze janë shumë të sigurta. Orban përmendi që kontingjenti i parë i vaksinave kineze parashikohet të arrijë në Hungari javën e ardhshme.