Të gjitha rrugët janë të kalueshme, si nga ana e këmbësorëve, ashtu edhe nga automjetet. Pavarësisht temperaturave të ulëtave, punonjësit e Bashkisë punuan gjatë orëve të natës për mbajtjen hapur të rrugëve si në zonat brenda qytetit, ashtu edhe në periferi duke pastruar borën dhe hedhur kripë dhe skorje. Po ashtu punonjësit e bashkisë po punojnë për pastrimin e territorit nga degët e rrëzuara apo rrëshqitjet e dheut për shkak të dëborës.
Në të gjithë rrugët e kryeqytetit sheh punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës të cilët hedhin kripë duke shpëtuar në këtë mënyrë qindra jetë njerëzish të cilët rrezikohen nga akulli që është krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë natës.