Miliona njerëz rreth globit shpresojnë që Covid-19 do të zhduket pas masave të marra: si bllokimet edhe zhvillimi i vaksinave.
Por në fakt, ekspertët kanë paralajmëruar që virusi mund të jetë i pranishëm mes nesh – por nuk do të jetë gjithmonë një plagë vdekjeprurëse.
“Ky koronavirus do të jetë i pranishëm mes nesh përgjithmonë ,” shpjegoi Dr. John Brownstein, shefi i inovacionit në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit. “Zhdukja e këtij koronavirusi të ri është në thelb e pamundur.”
Dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Vaksinave dhe profesor i pediatrisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, ka rënë dakord, duke shtuar se ai gjithashtu “nuk është i sigurt nëse ky virus do të zhduket përgjithmonë.
Sipas ekspertëve COVID-19 mund të bëhet një sëmundje sezonale, si gripi. Virologët e quajnë këtë një sëmundje “endemike” – një virus që do të qarkullojë vazhdimisht midis nesh.
Në vitet dhe dekadat e ardhshme, shumë persona do të infektohen nga Covid që në fëmijëri dhe do të zhvillojnë një imunitet, i cili do t’i mbrojë ata më vonë kundër sëmundjeve të rënda.
Ndërkohë, vaksinat aktuale kanë rezultuar efektivë duke parandaluar që njerëzit të zhvillojnë simptoma më të rënda. Nëse ky koronavirus bëhet endemik varet shumë nga sjellja jonë, tha për ABC News Stephen S. Morse, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Columbia.
“Gripi endemik “është gjithashtu një pandemi, pasi çdo vit njerëzit sëmuren nga gripi në çdo cep të botës.
Njerëzit nuk duhet të mbajnë shpresat te “imuniteti i tufës” si një mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19, sipas Jennie Lavine, një bashkëpunëtore në Universitetin Emory.
“Bazuar në analizën tonë, ne nuk presim që imuniteti i tufës të ndodhë në rastin e COVID-19,” tha Lavine. Kjo sepse nëse imuniteti që parandalon transmetimin zbehet, njerëzit do të vazhdojnë të zhvillojnë infeksione periodike.
Ekspertët thonë se është ende e paqartë se sa zgjat imuniteti pas një infeksioni të COVID-19, megjithëse provat kanë treguar se, ndryshe nga disa viruse, njerëzit nuk do të zhvillojnë imunitet gjatë gjithë jetës së tyre.
Por edhe nëse infektoheni përsëri, simptomat në rastin e dytë nuk do të jenë kaq serioze sa ato në fillim. Për shkak të pasigurisë rreth imunitetit pas vaksinimit, është ende shumë herët për të përcaktuar nëse njerëzit do të kenë nevojë të vaksinohen çdo vit kundër COVID-19.
“Nëse CoV-2 përjeton evolucion antigjenik me ritme që janë të ngjashme me gripin, mund të jenë e nevojshme që të vaksinohen çdo vit popullatat në nevojë.
Imunizimet shërbejnë për të ulur shkallën e rasteve të rënda, shtrimet në spital dhe vdekjet. Nëse virusi vazhdon të pësojë mutacion, shkencëtarëve mund t’u duhet të përshtatin vaksinat .
Megjithëse ekspertët thanë se është e pamundur të parashikohet e ardhmja, ata ranë dakord që virusi që shkakton COVID-19 nuk do të zhduket përgjithmonë pavarësisht masave të marra apo edhe zhvillimit të vaksinave.
Përkundrazi, ka të ngjarë të shndërrohet në një sëmundje më e lehtë që mund të menaxhohet, si gripi.
Përveç kësaj, nëse njerëzimi arrin të ndalojë përhapjen e virusit sa më shpejt të jetë e mundur, me vaksinimin masiv dhe zbatimin e masave të tilla si maska, distanca, higjiena e duarve dhe ventilimi, ne mund të parandalojmë ose ngadalësojmë shfaqjen e varianteve të reja, tha Morse për ABC News./a.p