Policia e Shtetit ka nisur aksion për të gjobitur jo vetëm qytetarët që lëvizin pa maska dhe nuk respektojnë rregullat, por edhe politikanët, të cilët në kohë pandemie po organizojnë grumbullime në ambiente të mbyllura në kuadër të fushatës zgjedhore.
Këto lëvizje të politikanëve janë kthyer në një bombë shëndetësore për jetën e shumë njerëzve dhe një gjë e tillë po reflektohet edhe në numrin e lartë të infektimeve.
Sipas njoftimeve zyrtare, policia deri tani ka gjobitur kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, Blendi Klosin sot, disa aktivistë të LSI, PD shoqëri civile, pronarë lokalesh të cilët kanë shfrytëzuar ambientin për këto takime apo edhe shumë njerëz në rrugë (me mijëra) të cilët nuk kanë vendosur maskat.
Po atë që Erion Veliaj e quan dhëndri i PS pse nuk e gjobitin?
Belind Kelliçi, kreu i FRPD po bën takimet më masive deri në show dhe fishekzjarre por deri tani nuk i është vendosur asnjë gjobë.
Pyetja që lind është se kush e mbron dhe dhëndrin e socialistëve që ia ka hedhur paq deri tani?/CNA.al