Nën diçiturën ”Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.” Elona Guri ka publikuar foton e saj, ndërsa punonjësi i policisë në zyrë nxiton të fshehë identitetin.
”E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-cocid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçi.
Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj.
Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.
Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.
Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin.’‘- shprehet Elona Guri, përfaqësuese e LSI Durrës.
Emri i saj është lakuar shumë kohët e fundit si kandidate për deputete e kësaj force politike në Durrës krahas emrave të liderëve të dy forcave politike kryesore në vend./a.p