Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane tha të enjten se sezoni i hapur për vaksinimin Covid-19 mund të fillojë në prill dhe se vendi mund të vaksinojë shumicën e amerikanëve deri në mes ose deri në fund të verës.
Drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, dr. Anthony Fauci tha se nga fundi i prillit, farmacitë, qendrat e vaksinave të komunitetit dhe njësitë e lëvizshme do të ndihmojnë për të rritur ritmin e vaksinimeve.
“Shpresojmë, ndërsa hyjmë në mes dhe në fund të verës, ne do të mund ta kishim përmbushur qëllimin e asaj për të cilën po flasim, domethënë shumica dërrmuese e njerëzve në këtë vend që janë vaksinuar”, tha ai.
Lehtësimi i masave të Covid-19 duhet të bëhet gradualisht dhe mbajtja e maskës do të jetë e nevojshme që të mbahet për disa muaj të tjerë, tha eksperti i lartë i sëmundjeve infektive të SHBA-së, në Good Morning America.
“Do të ketë ende nevojë për të mbajtur maska. Ju doni të shmangni grumbullimet, por gradualisht mund të arrini në situatën kur mund të hapni restorante me vende të kufizuara. Por duhet të bëhet me maturi dhe gradualisht”./a.p