Një ilaç i lirë kundër astmës dhe që është i disponueshëm gjerësisht duket se zvogëlon ndjeshëm rrezikun e njerëzve që sëmuren rëndë me Covid-19, nëse merret brenda javës së parë të shfaqjes së simptomave, sugjerojnë kërkimet.
Nëse rezultatet konfirmohen nga studime të tjera të vazhdueshme, budesonidi i thithur – i cili ndalon njerëzit të përkeqësohen dhe shkurton zgjatjen e sëmundjes së tyre – mund të bëhet trajtimi i parë në fazat e hershme të Covid-19.
Studimi u nis pas vëzhgimeve që njerëzit me astmë ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) ishin çuditërisht të nënpërfaqësuar në mesin e pacientëve të pranuar në spital me Covid-19, kur sëmundje të tjera të frymëmarrjes si gripi, priren t’i përkeqësojnë simptomat e Covid. Një mundësi ishte që thithësit steroide që ata përdorin për të menaxhuar astmën dhe simptomat e COPD po mbronin disa prej tyre nga Covid-19 i rëndë. Dhe kështu ishte me të vërtetë.
Prof Mona Bafadhel në Universitetin e Oksfordit dhe kolegët e saj rekrutuan 146 persona të rritur përndryshe të shëndetshëm me simptoma të hershme Covid-19 dhe udhëzoi gjysmën e tyre të merrnin 800 mikrogramë budesonide dy herë në ditë derisa të ndiheshin më mirë, ndërsa vullnetarët e tjerë morën kujdesin e zakonshëm ( dmth pa trajtim).
Dhjetë nga këta njerëz përfundimisht kërkuan vlerësim ose trajtim spitalor, krahasuar me vetëm një prej atyre që kishin një aparat për thithje budesonide. Ata gjithashtu përjetuan një shërim më të shpejtë të etheve dhe simptomave të tjera Covid-19 – dhe kishin më pak simptoma të vazhdueshme pas 28 ditësh, duke sugjeruar që ilaçi mund të zvogëlojë gjithashtu shanset e njerëzve për të zhvilluar “Covid të gjatë”.(The Guardian, scan)./a.p