Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë problematika në zona të ndryshme në vend.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet kanë sjellë rënien e inerteve në aksin e Valbonës.
Autoritetet raportojnë se po punohet në Shëngjergj për shkak të rrëshqitjes së një masivi me zhavor, ndërsa apelojnë që drejtuesit e automjeteve të tregohet të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.
Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.
Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.
Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.
Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.
Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.
g.kosovari