Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se pas katër viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste, Shqipëria ka “më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar’.
Pak ditë pas një deklarate të bërë nga kryeministri Edi Rama, se “me mua, pa mua, PS do e keni në pushtet deri në vitin 2030”, Kryemadhi në postimin e saj thotë se “Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë”.
Ndërsa apelon që shqiptarët ditën e zgjedhjeve të zgjedhin “një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë”.
“Shqipëria 2030” është edhe slogani i fushatës së PS-së, por Kryemadhi i fton qytetarët “në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi”.
POSTIMI I PLOTE
Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë.
-73 Ditë #ShqipëriaShtëpiaJuaj 🌹
g.kosovari
A do e pranonte humbjen Monika Kryemadhi?