Fotografia e zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një takim elektoral të PS u komentua në studion e emisionit “Open” në Top Channel.
Arben Pëllumbi, Sekretari organizativ i Partisë Socialiste u shpreh se është bërë padashje dhe për këtë do të merren masa, ndërsa opozita ka dalë vazhdimisht kundër përdorimit të maskës.
Deklaratat e Pëllumbit nxitën debat me ish deputeten e LSI, Klajda Gjosha e cila u shpreh se kjo nuk mund të ishte padashje dhe se po bëhet propagandë e shëmtuar.
Gjosha: Rasti i Rakacollit është nga pakujdesia për të marrë pjesë në një takim elektoral?
Pëllumbi: Ajo nuk ka dalë kundër rregullave. Nuk mbroj askënd që i zbaton këto rregulla. Ajo ka gojë dhe foli vetë sot.
Gjosha: Unë e kuptoj që të gjithë bashkë kemi shumë vështirësi për të mbajtur atë rregull dhe për të qëndruar në një takim elektoral ku do të organizosh një qelizë të caktuar të partisë, por kjo nuk do të thotë që përfaqësuesit e qeverisë e bëjnë padashje, ndërsa opozita i bën me dashje. Ndërsa qeveria ka gjithçka në dorë sot dhe vazhdoni e bëni fushatë elektorale, edhe pse nuk lejohet. Sot opozita bëhet shembull, takimi i Kryemadhit dhe ne këtu ku jemi nuk e dimë nëse kanë qenë mbi 10 persona. Kjo është propagandë e shëmtuar. Nuk justifikoj, kërkoj shtet të barabartë të gjithë. Është e pamundur të shohim ato pamje të një njeriu që imponon rregullat tek qytetari dhe e shohim të çliruar në një mbledhje me 50 veta. Nëse gjobitet opozita, të gjobitet edhe mazhoranca.