Ashpërsimi i masave dhe shkleja e masave parandaluese të Covid-19 nga politika është tema e diskutimit në Open në Top Channel.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në emision tha se kjo fushatë është specifike e politikës shqiptare.
“Pandemia ka futur në krizë të gjithë botën, por te ne është specifike. Britania ka krizë, por nuk kam parë që Johnson të shpërfillë popullin dhe masat mbrojtëse ndaj virusit.
Pas krizës së pandemisë, vendi jonë do futet në krizë socio-politike. Problemi është se politikani e shkel ligjin hapur dhe nuk burgoset. Jemi shekuj mbrapa. Raporti me ligjin është ai i Luigjit të 14. Ligjin e bëj unë. Kjo është situatë e rëndë”- tha Çupi./a.p