Terroristët shqiptarë/ Zyrtarja e Qendrës së Ekstremizmit: Elementet e tij lidhen me situatën social-ekonomike

Lejdi Dervishiii

Lejdi Dervishi, drejtuesja e qendrës së koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm, deklaroi se faktor shtytës për shfaqjen e rasteve të radikalizimit në vendin tonë lidhen kryesisht me situatën social-ekonomike.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Dervishi tha se faktorët mund të jenë dhe me bazë fetare apo etnike.

“Duke konsideruar fokusin që ka qendra kundër ekstremizmit, deri në momentin kur ekstremizmi i dhunshëm thyen një kod, ne flasim për aktet terroriste. Ne jemi tek pjesa e parandalimit, çfarë politikash mund të vëmë në dispozicion, që mos të arrijmë që grupe të tilla të radikalizohen dhe të grupohen dhe të rekrutohen dhe më pas të rekrutojnë. Nëse flasim për shoqërinë shqiptare, është e ditur dhe pas shumë studimesh se fakorë nxitës mbeten ato social-ekonomisë. Kur flasim për elemente radikalizuese mund të jenë me bazë fetare, etnike. Elementët e ekstremizmit të dhunshëm janë gjithëpërfshirëse. Ne i shohim që këto potenciale mund të bëhen të dhunshëm. Jam skeptike për këtë pjesë, pavarësisht se fokusi i qendrës që drejtoj ka një qasje të butë, që e kanë të gjitha agjencitë ligjzbatuese. E gjithë procedura që ndjekim ne, që të punojmë dhe të ndërtojmë mekanizma të tilla, për të arritur të parandalojmë këto fenomene. Nuk vëmë në dyshim raportin e OKB-së. Situata e COVID ka ndikuar dhe tek këto grupe. Se sa realisht efektivive mund të jetë ky grup në Ballkan, këtë s’mund ta them, se janë agjencitë ligjzbatuese. Nuk përjashtojmë faktin se shumë persona që mund të kenë akte kriminale, mund të jenë dhe të radikalizuar. Ky nuk është fenomen që prek jo vetëm Shqipërinë.”, -tha Dervishi. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com