Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar për herë të parë pas akuzave në rrjet se logoja e re që kushtoi 18 milionë lekë të vjetra është plagjiaturë.
Në një njoftim për mediat të minutave të fundit, TKOB sqaron procedurën dhe thotë se ndonëse s’mund të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin do të ndjekë mekanizmat ligjorë për rastin.
NJOFTIM PËR SHTYP
Tiranë më, 09 / 02 / 2021
Dje dhe sot ka qarkulluar në rrjetet sociale një imazh grafik, i cili është komentuar si i ngjashëm apo i njëjtë me logon e re të Teatrit të Operas. Në pamje të parë vërehet një ngjashmëri e madhe me logon e re të TKOBAP, ç’ka me të drejtë ngre dyshime të arsyeshme për një plagjature.