Ish-deputetja e PD-së Grida Duma publikoi sot disa foto nga takimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në të cilat sipas saj, shfaqen mësuese që janë detyruar të shkojnë në këto takime.
Për këtë akuzë ka reaguan një nga mësueset, Xhuliana Beu e cila ndër të tjera shkruan:
“Sot marr vesh se jam sulmuar per pjesemarrjen time, ne kohen time te lire, pra jashte orarit zyrtar, ne nje takim politik me zonja, pa pjesëmarrjen e kandidatit apo kryetarit të bashkisë, nga nje tjeter grua, edhe ajo mesuese, e cila pasi ka deshtuar ne gjithcka qe ka tentuar, sot pretendon te behet deputete.
Duke evituar pjesen e komenteve personale ne lidhje me personazhin e shume kronikave me bojra, sepse une nuk jam e atij kallepi, dua te theksoj se denigrimi i grave te tjera, sidomos i atyre qe kane aspirata e ambicie, eshte ne fakt faqja me e shemtuar dhe ndjellakeqe e politikes se keqdashjes e baltes.
Politika e kesaj zonje eshte politike qe nuk koncepton se gruaja ka nje vullnet te lire dhe merr vendimet per veten, por si grua qe ose diktohet nga burrat ose merret me zor apo dhune.
Dhe ne rastin me flagrant, kjo zonje pretendon qe grate dhe vajzat t’i binden asaj por te mos kene ambicie dhe aspirata per veten.
Ne demokraci, me vullnetin e lire, ne kohen e lire, jo vetem une, por cdo grua ka te drejten e saj te angazhohet ne nivelin apo organizaten qe deshiron.
Askush nuk mund te kushtezoje punonjesit e sektorit publik, me fleterrufe ne rrjete sociale apo kercenime publike. ASKUSH!
Jo kur nuk kemi thyer asnje ligj te shkruar apo etik, nuk kemi cenuar asnje institucion, e as share a kercenuar askend.
Eshte fatkeqesi qe nje grua ne politike te arrije ne piken e te sulmuarit gra te tjera per te njejtat ambicie e aspirate qe e motivojne ate vete, vetem sepse i konsideron armike.
Eshte e turpshme tu thuash njerezve “beni sic them une, jo si bej une!” Ne nuk jemi nga ai brume, dhe nuk merremi as me balten e as me urrejtjen.
Por me duhet te them qe si grua, si nene, si moter, me vjen turp per kete grua dhe kete nivel.
Perseris se ishim ne nje takim ne kohen e lire, me vullnetin tone te lire dhe pa cenuar asnje institucion a person publikisht.
Pjese tjeter eshte balta e lodhur e asaj gruas qe pavaresisht sa perpiqet, s’behet dot zonje!”
/a.r